Po t’ kallxoj une ty o Vjosa …

e mbrapa kallxoj ti Kosoves……

Se per c’ ka ka fol Albini si kryeminister i Kosoves mbyllur koke me koke ne takime e bisedime me Lajcakun e Vucicin madje edhe me Borellin qe s’ di pse ti se permend teksa nuk po resht se akuzuari Albinin gjate kesaj nisje fushate elektorale tenden teper te piset e te cmendur.
Ruajna zot nga terbimi , xhelozia, inati e hakmarrja e grave mendje shkurtera thoshin te paret tane o Vjosa.
Ti po e akuzon Kurtin pa turpesisht edhe per autoritarizem, per autokraci, per kapje te te gjitha pushteteve, per bazen ushtarake te Nato & Usa te Bondstelit , po e akuzon se te ka sabotuar e penguar ty ne takimin me Trump ne Washington per Bordin e Paqes etj..
Duke i mare leje z.Kurti dhe duke qene shume i bindur se ai nuk besoj se ka nevoje per avokatine time mbrojtese se di dhe eshte vete i zoti si te mbrohet … e me siguri qe edhe mua do me mirekuptoj … thjesht si shqiptar i ndershem e patriot, si atdhetar, nacionalist , demokrat , antikomunist e mbrojtes i fuqishem publik i ceshtjes mbarekombetare shqiptare vecanerisht Kosoves & Camerise po te pergjigjen une ty o Vjosa publikisht…
E di se per cfare ka folur koke me koke Kurti mbyllur per ore e dite te tera ne zyre me Lajcakun , Borellin e Vucicin te tre keta filo serbe e antikosovare…meqenese e ke fort merak ta dish……
Ka folur per listen serbe dhe aktivitetin e saj te theksuar antishqiptar e filo serb ne territorin e Kosoves .
Ka folur per super armatimin deri ne dhembe te Serbise prej Kines , Rusise e pse jo edhe prej Izraelit e Turqise c’ ka perben nje kercenim e rrezik real lufte jo vetem kunder Kosoves por krejt rajonit ballkanik.
Ka folur per aktin terrorist ne Banjske ku kriminelet serbe iken me breke neper kembe.
Ka folur per vrasjen terroriste serbe te policit te Kosoves A.Bunjaku .
Ka folur per aktin tjeter terrorist te hedhjes ne ere prej terroristeve serbe te nje kanali ujesjellesi ne territorin e Kosoves .
Ka folur per vendosjen e plote te kontrollit shteteror te Republikes se Kosoves ne territorin shqiptar te Mitrovices.
Ka folur per Trepcen e Ujmanin – jetike per Kosoven.
Ka folur per 2 Urat e reja ne Mitrovice qe duhet tu sherbejne levizjes se lire te njerezve e jo armiqesise mes tyre.
Ka folur per policine e Kosoves qe tashme ka ne kontroll te plote krejt Veriun e vendit.
Ka folur per mbylljen e krejt strukturave paralele serbe atje … mbylljen e zyrave administrative e lokale , mbylljen e zyrave policore, te bankave etj qe deri dje administroheshin e financoheshin nga Serbia.
Ka folur per heqjen nga qarkullimi te Dinarit serb, per targat e makinave te Kosoves , per mareveshjet nder kufitare, per kontrollin e mallrave serbe ne Kosove.
Ka folur per respekt reciprok e barazi te plote te Kosoves ne cdo tavoline nderkombetare .
Ka folur per te humburit e te zhdukurit – qytetare te vendit te tij viktima te genocidit serb ne Kosove.
Ka folur mbi te gjitha per njohje pa kushte te Kosoves prej Serbise dhe kerkim falje publike te Beogradit ndaj Prishtines per krimet monstruoze te serbeve ndaj kosovareve .
Ka folur edhe per demshperblimet e luftes qe i takojne Kosoves me kete rast, per JO ndaj Assosacionit , Zajednices e Gjykates Speciale qe po barazon viktimat me kriminelet .
Ka folur edhe per ndalimin e qendrimeve skandaloze te Serbise ne perpjekjet e Kosoves per njohje te reja e per antaresim ne forume, shoqata, organizata e institucione te rendesishme nderkombetare .
Ka folur sigurisht edhe per FSK e cila ne bashkepunim edhe me forcat nderkombetare aty eshte nevoje e domosdoshme dhe jetike per mbrojtjen e Kosoves e te popullit te saj.
Dhe per te gjitha keto i takonte te fliste sepse si kryeminister kishte autorizimin e miratimin e shtetit, te qeverise e te parlamentit te vendit te tij.
Dhe ka bere me te miren e mundeshme duke i ruajtur nderin e dinjitetin vehtes se tij e mbi te gjitha vendit e popullit te tij.
Ti e akuzon Kurtin per Bondstelin …duke shpifur e genjyer…ka nje video per kete me ze e figure ku Kurti ndryshe nga sa thua ti jo vetem qe nuk i ka kerkuar takse askujt por perkundrazi ka kerkuar qe statusi i qendrimit dhe i funksionimit te saj ne territorin e Kosoves te jete i perhershem e per kete ka edhe nje dokument protokollar, zyrtar, qeveritar e shteteror …qe verteton gjithcka .
E akuzon ti Kurtin per autokraci , autoritarizem e rrembim pushtetesh…ok…po pse se ke akuzuar per te njejtat gjera sa ishe Presidente apo tani qe re nga Fiku u zgjove nga gjumi .
Tani qe ste beri me Presidente ty… tu hap goja e te ri – erdhi memorja eee.
E pra dije se deri edhe ne diten e fundit te afatit presidencial ishte Kurti qe pranoi publikisht ri- kandidimin tend e jo Abdixhiku ,as Ramushi e as Limaj e Hamza perkundrazi keta u tallen e bene hajgare me ty.
Kurti kurre nuk ka synuar gjithe- pushtetet sic e akuzon ti e Opozita kosovare – antishqiptare por ne te kunderten ka insistuar per funksionimin normal , ligjor e kushtetues te shtetit, qeverise, drejtesise e parlamentit .
Ti e Opozita po e akuzoni Kurtin per anti – amerikanizem e anti BE -izem…hahaha pra ju po e mbroni Ameriken prej Kurtit eeeee hahaha …trashesi mendore model !
Dije oj Vjose se edhe sanksionet e pa drejta qe BE i vuri Kosoves nuk ja vuri se Kurti pezulloi funksionimin e qeverise e te shtetit te saj por e tradhetuat dhe e sabotuat JU… ti Lumiri, Ramushi, Lushtaku, Fatmiri, Bedriu, Ganja, Hykmetja e deri tek Rama ne Tirane e Thaci ne Hage.
Mos valle Kurti e ka fajin qe ti ne BP ne Washington e ne prani te Trump ja delegove fjalen e te drejten e perfaqesimit te Kosoves kryeministrit te Shqiperise …Rama … i njohur mire tashme kombetarisht e nderkombetarisht si mik per koke i Serbise e i Vucicit dhe armik i betuar i Kosoves dhe i Albin Kurtit .
Tani na thuaj ti ne …vecanerisht Kosoves e popullit te saj .
Pse u takove koke me koke e cfare bisedove me Ramen ne Prishtine dy dite para mbledhjes se BP ne Washington.
Pse u takuan radhazi e me ngut te madh me ty pas Rames e per cfare biseduan me ty edhe funksionaret e larte te Shqiperise …presidenti Begaj, kryeparlamentari Peleshi e ministrja e jashteme Spiropali…
Pse u takove ti koke me koke me R.Grenell -in famekeq e te njohur si antikosovar i terbuar e anti Kurti deri ne vdekje por dhe mik besnik e i dekoruar prej Serbise e Vucicit … dhe cfare fole me te .
Perse ti more pjese ne takimin e fshehte te New Yorkut ne te njejten tavoline me Gjuriqin, Grenellin, Begajn, Spiropalin e c.o dhe kurre nuk raportove per te derisa bomba plasi sheshit e publikisht.
Perse ti jeton ne nje lagje milioneresh ne Prishtine e Kurti jeton ne nje apartament familjar e me qera …
Perse ti ke miliona, makina luksoze, biznese e vile ne bregdetin shqiptar e Kurti me Glaukun e Albulenen nuk kane .
Perse ti si presidente e Kosoves kurre nuk pate kurajon qytetare e shteterore ta pyesje te pakten kryeministrin e Shqiperise perse parlamenti i Atdheut -meme nuk pranoi ta votonte Rezoluten qe denonte genocidin serb ne Kosove .
Perse ti ishe pjesmarrese dhe me cfare lloj autorizimi prej qeverise e shtetit tend ne nje tjeter tavoline ” pune” ku ishin prezent serisht edhe Rama por edhe Vucici … e serisht ti ” harrove ” ta raportoje kete takim.
Perse ti ben pjese tek ata monstra te politikes se sotme kosovare te cilet ende se kane denuar por kane heshtur ndaj dhunes fizike e barbare te Sami Lushtakut e bandes se tij kriminale ne Skenderaj ndaj zv.kryeministrit ne detyre te Kosoves – H.Mehanit .
Fol publikisht ti ish presidentja e Kosoves dhe thuajua Kosoves e popullit te saj se… cfare realisht fshihet pas takimeve teper konfidenciale por edhe shume te dyshimta tuat me Ramen, Gjuriqin, Grenellin e Vucicin…
Dil e thuaj Kosoves nese ka patur edhe takime ” miqesore , personale e keshilluese ” te tuat me Berat Buzhalen, Baton Haxhiun e deri edhe me mbrojtesin tend publik te sotem Cim Peken e Syri tv…. per c’ ka keni folur e biseduar..
Eshte radha jote te pergjigjesh ndershmerisht e publikisht znj.

Vjosa Osmani njejte sic bera une me ty…0k.

A.R.D

By beli-ch

Lini një Përgjigje